Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Planqor të Gjakovës, tre të lënduar

Një aksident mes tri automjeteve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Planqor të Gjakovës, ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Sipas Lirije Podrimajt, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, në aksident janë përfshirë dy automjete civile dhe një mjet sharrë e drunjve. Tre personat nga mjeti i sharrës së drunjve janë lënduar lehtë.

Ajo ka thënë se aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së daljes së mjetit të punës pa drita.