Një 31-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Kutllovc të Mitrovicës.
“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një person që ishte aksidentuar më 31 gusht në Mitrovicë të Jugut
-
Vdes i lënduari në aksidentin e para dy javëve në Mitrovicë
-
Aksident me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, vdiqën dy të rinj
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë