Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku pasditen e së hënës në fshatin Dollc të Klinës.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Në orën 14:40 policia është informuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës dhe, sipas ekipit mjekësor, ata kanë lëndime të lehta trupore”, ka thënë ai për Koha.net.
Artikuj të ngjashëm