Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Dollc të Klinës, përfshihen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Komunës së Klinës të hënën në orën 7:30.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe pos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Në anën tjetër, rreth orës 07:00 ka ndodhur një vetaksident në afërsi të Dollcit, në Gllarevë. Edhe ky ka përfunduar vetëm me dëme materiale ndërsa vozitësi ka marrë trajtim mjekësor.