Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të lënduar nga një aksident në Dollc, veturat përfshihen nga zjarri

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në fshatin Dollc të Klinës.

Kështu ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi. Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’rast pas aksidentit janë përfshirë nga zjarri.

“Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident trafiku. Në aksident ishin të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë, e që pastaj të dyja janë përfshirë nga zjarri. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.