Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tetë të lënduar në një aksident në Dollc të Klinës

Tetë persona janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak të lëndimeve që kanë pësuar nga aksidenti mëngjesin e së dielës.

Një veturë dhe një furgon janë përplasur në fshatin Dollc të Klinës, derisa ende nuk dihet shkaku që ka çuar në aksident.

“Rreth 10:35 Policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Dollc të Klinës. Policia ka vërtetuar se të përfshira kanë qenë dy automjete, një kombi-bus dhe një veturë, ku 8 persona janë lënduar dhe kanë kërkuar trajtim. Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.