Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit gjatë mbrëmjes të së enjtes, në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj, ka njoftuar ABCNews.
Në aksident, bazuar në pamjet filmike, janë përfshirë pesë vetura dhe një kamion. I lënduar ka mbetur drejtuesi i kamionit, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse. /abcnews
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, katër nga të lënduarit nga Kosova
-
Aksident në Rrugën e Kombit, vdes shoferi
-
Aksidentohet një kosovar në Rrugën e Kombit
-
Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Aksident mes disa automjeteve afër pikës në Vërmicë, tetë të lënduar