Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën paradite në Rrugën e Kombit, ku gjashtë persona kanë pësuar lëndime të rënda. Prej tyre, siç raporton “Shqiptarja.com”, katër janë nga Kosova.
Aksidenti ndodhi në aksin Milot - Rrëshen në afërsi të asaj që njihet si ura me harqe.
Për pasojë, katër gra që po udhëtonin në mjetin me targa të Kosovës kanë mbetur të lënduara.
Policia ka dalë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar
-
Shtatë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Aksident mes disa automjeteve afër pikës në Vërmicë, tetë të lënduar
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Katër të lënduar në aksidentin me tri vetura në Rrugën B