Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Disa persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Fushë-Kosovë. Policia i ka thënë KOHËS se në aksidentin që ndodhi të shtunën në orën 19:10, janë përfshirë katër vetura.

“Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin policor.

Në anën tjetër, një aksident mes dy veturash ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan në orën 19:45. Policia njofton se përpos dëmeve materiale s’ka të lënduar.