Në hyrje të Rahovecit të premten në mesditë ka ndodhur një aksident, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, dy shoferë dhe një pasagjer, të cilët janë dërguar në spitalin e Emergjencës në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ardhur kur vetura tentoi një tejkalim dhe u përplas me një veturë tjetër në përballëkalim.
“Rreth orës 15:10, në hyrje të Rahovecit, ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Tre persona, dy shoferët dhe një pasagjer janë dërguar në Emergjencën e spitalit në Gjakovë me autoambulancën e Rahovecit”, ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.