Aksident me fatalitet është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Prizren, ku një këmbësore është goditur për vdekje nga një automjet.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen “Arbanë” të Prizrenit.
Këmbësorja që u godit për vdekje ishte e vitlindjes 1961.
“Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete”, ka njoftuar Policia.
Shoferi që shkaktoi aksidentin është arrestuar.
Artikuj të ngjashëm
-
81-vjeçari goditet për vdekje nga vetura në Piranë të Prizrenit
-
Kamioni me beton godet për vdekje një 55-vjeçare në Prizren
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Prizren, arrestohet si i dyshuar një zyrtar policor
-
Goditet për vdekje nga vetura një 40-vjeçare në Gjonaj të Prizrenit
-
Një 68-vjeçare vdes pasi goditet nga vetura në Prizren