Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident i rëndë në Gjakovë, tre të vdekur

Tre persona kanë mbetur të vdekur në një aksident në fshatin Raçë të Gjakovës, mëngjesin e së shtunës.

Vetura ku tre personat ishin brenda, ka dalë nga rruga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjitha njësitet janë në vendin e ngjarjes.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalë ne vendin e ngjarjes ku kane vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kane dalë ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Dy nga viktimat ishin kosovarë, ndërsa tjetri shtetas i Shqipërisë.