Administratori i një kompanie minerare ka humbur jetën mëngjesin e së martës në zonën e Theknës, në Martanesh të Bulqizës.
Viktima është 62-vjeçari me inicialet S.K., i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë kontrollit në punë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Policisë së Shtetit në Shqipëri, për pasojë të dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
Disa persona nga stafi drejtues dhe teknik i subjektit minerar janë shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e incidentit, raportoi “TCH”.
“Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike.