Një 24-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte duke punuar në një objekt ndërtimi dhe sipas dëshmitarëve, gjatë procesit të betonimit është goditur na një pjesë e pajisjes së punës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës.
“Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyçi.
Sipas kryetarit të Sinidkatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, që prej fillimit të vitit në vend të punës kanë vdekur 13 punëtorë.
-
Arrestohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prizren
-
Për gjashtë muaj, 13 vdekje në vendet e punës
-
Vdes një punëtor në Prizren që ishte lënduar në vendin e punës
-
Vdiq një punëtor, ra nga ndërtesa ku po punonte
-
29-vjeçari humb jetën në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin-Potok