Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​883 gjoba gjatë 24 orëve të fundit për shkelësit e masave anti-COVID

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 883 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1147 gjoba të tjera për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor, derisa janë arrestuar 26 persona dhe janë dërguar në mbajtje 10.

Policia bën të ditur se janë shkaktuar 24 aksidente trafiku me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.