Njësitë nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë kapur një 30-vjeçar i cili kërkohej për disa vepra.
Ndaj tij kishte edhe gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit: - R- R.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore për veprat penale ‘Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor’”, njoftoi Policia.
Pas arrestimit, 30-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit.