Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin dënues për pesë të akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Prishtinë më 2022, atëkohë 11-vjeçare.
Në grupin e dytë të të akuzuarve për këtë rast, gjykata ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar B.R, D.Rr, F.S, M.R dhe M.K, për kryerjen e veprës penale “dhunimi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoB.R u dënua me 12 vjet burgim ndërsa D.Rr., M.R., F.S. dhe M.S me nga 10 vjet burgim.
Avokatja e viktimës, Kimete Krasniqi, ka thënë për KOHËN se ky dënim ndaj të akuzuarve është meritor.
“Është vendim i drejtë. Lënda është kthyer në rigjykim, edhe herën e parë janë dënuar njëjtë, tani në rigjykim kam pasur mëdyshje të mia, por jo sërish njëjtë. Dënimi është meritor, ka pasur prova të mjaftueshme për t'u vërtetuar fajësia e tyre", ka thënë ajo.
Rasti u kthye në rigjykim pas ankesës së avokatëve të palëve të përfshira në vendimin e Gjykatës Themelore në prill të 2024-tës.
Për rastin e dhunimit të 11-vjeçares akuzohen 13 persona në dy raste të ndara. Lidhur në rastin e përfshirjes në dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës akuzohen tetë persona B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S. Kurse, pesë të akuzuarit: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe tre të miturit G.R, G.J dhe Xh.S, akuzohen për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në muajin gusht të po atij viti.