Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

51-vjeçari nga Shkodra shpëton dy turistë dhe mbytet vetë në liqen

Liqeni i Shkodrës

Liqeni i Shkodrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në liqenin e Shkodrës, ku një 51-vjeçar nga Shkodra humbi jetën pasi shpëtoi dy turistë që kishin rënë në ujë. Viktima ishte kapiten i një anije turistike të Bashkisë Shkodër. Trupi i tij ende s’është gjetur.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 16:32, është marrë informacioni se A. A., 51 vjeç, dyshohet se është mbytur gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin në ujë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatmirësisht, të dy turistët janë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit”, thuhet në njoftim.