Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së enjtes janë gjobitur 507 shoferë për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.
Gjithashtu, autoritetet policore kanë filluar fushatë për sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, pas shtimit të aksidenteve rrugore. Kjo po bëhet përmes mesazheve telefonike.
“Apel nga Policia: Kujdes! Respekto rregullat në trafik! Shpëto jetë! Shpejtësia vret!” thuhet në apelin që Policia ka nisur t’ua dërgojë qytetarëve.
Artikuj të ngjashëm
-
1068 gjoba në trafik gjatë 24 orëve të fundit
-
Shqiptohen 312 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar mbi 1400 gjoba trafiku në Kosovë
-
730 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID gjatë 24 orëve të fundit
-
Gjatë 24 orëve të fundit u gjobitën 146 shoferë për përdorim të telefonit