Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet pa shenja jete në Obiliq, policia në trajtim të rrethanave të vdekjes

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. 

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij. 

“Sot rreth orës 06:00, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të komunës së Obiliqit. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka thënë ajo. 

Ahmeti ka shtuar se aktualisht policia po i trajton të gjitha rrethanat që e karakterizojnë ngjarjen.