Dy persona janë arrestuar, njëri prej tyre shtetas i Serbisë, nën dyshimin se janë përleshur mes vete të dielën në lagjen “Qëndresa” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar të hënën se si pasojë e përleshjes, që të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.
Nuk dihet nëse kanë pranuar trajtim mjekësor, teksa nuk janë bërë të ditura as motivet që kanë çuar deri te përleshja.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Dy persona u sulmuan mbrëmë në Prishtinë, njëri prej tyre dhe i dyshuari mbetën të plagosur
-
Përleshje në Veternik, arrestohen dy të dyshuarit
-
Përleshje me mjete të forta dhe thikë në Prishtinë, tre të arrestuar
-
Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, një lëndohet rëndë, dy arrestohen