Të paktën pesë persona janë shpallur në kërkim nga Policia nën dyshimin për kultivim të bimëve narkotike.
Gzim Gashi, Faik Gashi, Selim Gashi, të tre nga Klina, Marglen Çomani dhe Albion Kalemi nga Shqipëria, janë të dyshuarit që janë shpallur në kërkim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
“Personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në KËRKIM nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale ‘Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’”, thuhet në njoftim.