Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për aksidentin me motoçikletë që ka ndodhur të shtunën në fshatin Shtupeq të Pejës, ku vdiq një person.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari ka qenë duke e vozitur motoçikletën në momentin e aksidentit, ndërkohë që fillimisht ai kishte deklaruar se vozitës ka qenë viktima.
“Fillimisht sipas deklarimit të personit të lënduar vozitës ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit në Pejë, me datë 04.08.2024 gjatë intervistimit është konstatuar se vozitës ishte personi i lënduar tani i dyshuar për këtë aksident”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit thuhet se është dërguar në mbajtje për 48 - orë.
Sipas Policisë në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë (4 rrotëshe), në të cilën ishin dy (2) persona.
-
Një i vdekur e një i lënduar nga aksidenti në Shtupeq të Pejës
-
Vdiq motoçiklisti i aksidentuar një javë më parë
-
Goditet për vdekje këmbësori në Zllopek të Pejës, i dyshuari dorëzohet në Polici
-
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren-Gjakovë
-
Vdiq një person në aksidentin në Bresje të Fushë-Kosovës