Kronikë

Aksident në Sekiraqë të Podujevës, dy të lënduar

Aksident - Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Të paktën dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të enjten në fshatin Sekiraqë të Podujevës. 

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Nuk është bërë e ditur nëse të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. 

“Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.