Policia e Kosovës ka njoftuar se në shtëpinë e 40-vjeçarit që më 3 mars ishte arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor, kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 188 fishekë.
“I dyshuari i rastit, S.M., mashkull 40-vjeçar, është arrestuar me datë 03.03.2025 për veprën penale Lëndim i Lehtë Trupor (Dhunë ne Familje) dhe i njëjti ndodhet në paraburgim”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Policisë kontrolli është zhvilluar pasi që hetuesit e stacionit policor në Prizren kanë marrë informatë se një person posedon armë të kundërligjshme.
“Me 13.03.2025, është zbatuar urdhëresa për kontroll të shtëpisë së dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, gjatë kontrollit janë gjetur armë, municion dhe mjete tjera të dyshimta, konkretisht janë gjetur një pushke e gjuetisë me 20 fishekë, një pistoletë Ekoll special 99, me 20 fishekë, një pistoletë M57 me 48 fishekë, një gëzhojë, 100 fishekë, një shufër me hapje dhe një thikë me gjatësi tehu 21cm”, thuhet në njoftim.
Për realizimin e urdhër-kontrollit thuhet se është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Sipas njoftimit hetimet kanë filluar edhe për mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës.
-
Arrestohet për dhunë në familje, i gjenden në shtëpi armë e 57 fishekë
-
Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij
-
Arrestohet në Ferizaj një person për dhunë në familje, i sekuestrohet arma
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ushtroi dhunë në familje
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt