Mbi një muaj paraburgim i është caktuar Gëzim Çelajt, i njohur si “baron i drogës” dhe i kërkuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për narkotikë, armë luftarake e municion.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të njëjtit është lëshuar udhe arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë të datave 8 gusht 2014 dhe 1 mars 2022 të shtetit të Shqipërisë për shkak të veprave penale trafikimi me narkotik nga neni 283 a/2 dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit nga neni 278/4 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë (KPRSH) dhe Italisë, ngase i njëjti është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej nëntëmbëdhjetë (19) vite e nëntë (9) muaj e njëzet e nëntë (29) ditë, për veprat penale të trafikimit me narkotikë”, njoftoi Gjykata.
Çelajt iu caktuan 40 ditë paraburgim.
-
“Baroni i drogës” i arrestuar në Kosovë ekstradohet sot drejt Shqipërisë
-
Arrestohet në Kosovë “baroni i drogës”, Gëzim Çela
-
Pesë vjet burgim shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve në Kosovë
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që u arrestua pasi iu gjetën afro 60 kg drogë në Skenderaj
-
Kapet në Kosovë i dënuari me 30 vjet burgim në Itali