Kronikë

32-vjeçarit në Prishtinë i gjenden armë, fishekë e karikatorë në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e para të së premtes një 32-vjeçar, të cilit në veturë i janë gjetur një armë, fishekë, karikatorë dhe një shufër metalike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

“Kësisoj, sot rreth orës 03:15, në rrugën "Lidhja e Pejës" në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj veturës Toyota, me targë Kosove si dhe ndaj të dyshuarit: B. V, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, pesëmbëdhjetë copë fishek të kalibrit të njëjtë, dy karikatorë, si dhe një shufër metalike.