Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë ndaj të pandehurit B. R i cili është edhe zyrtar policor.
I njëjti sipas njoftimit, organizimin e lojërave të fatit.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga përfitimi i kundërligjshëm pasuror për vete ose për tjetrin i ka shkaktuar dëm ekonomisë së vendit, përkatësisht qytetarëve duke cenuar sigurinë juridike, pasi nuk ka përfillur një ligj të autoritetit vendor dhe pa të drejtë ka organizuar, mundësuar apo ndihmuar veprimtarinë e kundërligjshme, aq më tepër kur kemi parasysh se i njëjti është zyrtar policor dhe është i vetëdijshëm se çdo lloj organizimi i lojërave të fatit është i kundërligjshëm”, thuhet në njoftim
Me këto veprime, i pandehuri B. R., dyshohet se ka kryer veprat penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “mashtrimi”.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale ka caktuar masën e paraburgimit, duke konsideruar se po që i njëjti gjendet në liri do të fsheh, asgjësoj apo ndikoj në dëshmitarët.
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që përfitoi 60 mijë euro jashtëligjshëm në Gjakovë
-
Arrestohet një person në Gjilan, organizoi bixhoz të paligjshëm
-
Paraburgoset një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit
-
Një muaj paraburgim për një person që organizoi skema piramidale dhe bixhoz
-
30 ditë paraburgim personit që dyshohet se organizoi lojërat e fatit në Kamenicë