Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se të pandehurit, D.H. i është caktuara masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Sipas komunikatës, ekziston dyshimi se i pandehuri nga muaji shtator 2019 deri më 18 shtator 2010, në lokalin “Automate Club”, fshati Karaçevë i komunës së Kamenicës, ka organizuar lojëra fati apo bixhoz të paligjshëm, transmeton Koha.
D.H. po dyshohet se ka kryer veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, dhe ndaj tij janë shqiptuar 30 ditë paraburgim.
Gjykata Themelore e Gjilanit bën me dije se palët mund të ankohen ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Artikuj të ngjashëm
-
Paraburgoset një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit
-
Arrestohet një person pasi organizonte lojëra fati në shtëpinë e tij
-
Dy të arrestuar në Kamenicë për organizim të lojërave të fatit
-
Ndalohet edhe një person lidhur me rastin “Karaçeva”
-
30 ditë paraburgim policit në Gjilan që organizoi lojëra të fatit