Një 24-vjeçar me inicialet A.M., nga Përmeti dyshohet se e ka mbytur nënën e tij, 65-vjeçaren Z.M.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës, teksa Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.
Siç raporton TCh, i dyshuari që vuante nga depresioni, aktin e ka kryer me një qese.
Ai ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Amerika, ku ka qenë duke studiuar e punuar. Të afërmit e njohin si person të qetë dhe pa ndonjë vepër penale të kryer më parë.
“Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, ka thënë një fqinje e të ndjerës për TCh.
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Vrasja e nënës e shtyu të bëhej polic, pas 16 vjetësh arrestohet një i dyshuar
-
I riu që dyshohet se vrau nënën ishte i dënuar tri herë për dhunë në familje dhe lëndim trupor
-
Dyshohet se djali vrau nënën në Restelicë të Dragashit
-
Arrestohet një person në Ferizaj për substanca narkotike