Bilanci i tragjedisë në Kumanovë: Tre të vdekur e shtatë të lënduar

Teuta Arifaj Teuta Arifaj 23 February 2020 22:00

3 fëmijë kanë vdekur mëngjesin e së dielës nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Rramanli të Kumanovës. Inicialet e viktimave janë: S. B. 11-vjeçare, F. S. 8-vjeç dhe S. S. 9-vjeçar.

E përpos tre të vdekurve janë edhe 7 persona të rritur që kanë marrë lëndime.

Në mesin e të lënduarve, 2 kanë lëndime të rënda dhe, sipas Emergjencës në Shkup, është konstatuar se kanë djegie prej 90 për qind të trupit.

Bombola e gazit shpërtheu në orët e mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar zjarr masiv në shtëpinë në të cilën ndodhi. Ministria e Brendshme maqedonase tashmë ka konfirmuar numrin dhe identitetin e të vdekurve. E si ndodhi incidenti ende nuk ka sqarime. Gjatë ditës, në fshat ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu. Ai u shprehi ngushëllime familjarëve dhe komentoi se në mesin e të vdekurve janë 3 të mitur, raporton KTV.

Familjarët e të lënduarve dhe viktimave janë krejtësisht të tronditur dhe nuk janë deklaruar për media, derisa hetimet për shkaqet e shpërthimit ende vazhdojnë.

Ndryshe ky nuk është rasti i vetëm kur shpërthimi i një bombole gazi merr jetë njerëzish. Në dhjetor të vitit të shkuar në Shkup një burrë ishte lënduar nga një shpërthim i këtillë ndërkaq bombola e gazit shpërtheu edhe në maj të vitit të shkuar por nga ky rast fatmirësisht nuk pati viktima as të lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme