Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri në fshatin Qirez të Skenderajt të martën në ora 11:10.
Me të dyshohet se ka shtënë E.S., 21-vjeçar, derisa më pas Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku ka takuar prindin e tij, dhe ky i fundit e ka dorëzuar armën.
Policia si provë materiale ka konfiskuar një pistoletë me gaz e llojit EKOL Special dhe një karikator të zbrazet. I dyshuari E.S., 21 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, ka mbetur që në kohën më të shkurtër, të paraqitet në stacionin policor Skenderaj për procedura të mëtutjeshme, rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Konfiskohet arma e zjarrit në një aheng familjar në Skenderaj
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Policia gjen armë gjuetie dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Skenderaj
-
Mosmarrëveshje për prona mes dy personave, policia konfiskon në Skenderaj katër armë