Policia e Kosovës, pas një pune intensive operativo hetimore, ka arrestuar sot Xh. M. (1976), B. V. (1989) dhe B. I. (1979), të gjithë shtetas të Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në Rahovec.
Më datë 4.02.2020, në ora 16:00, në stacionin policor në Rahovec është raportuar një rast i klasifikuar vjedhje e rëndë në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.
Ankuesi menaxher i një gurthyesi ka deklaruar se i janë vjedhur makina të gurthyesit vlera e të cilave ishte e konsiderueshme rreth 250.000 euro.
Të gjitha njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për shkak të vlerës së madhe të pajisjeve të vjedhura, mënyrës dhe rrethanave të kryerjes së veprës penale, rasti është transferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Hetuesit policorë kanë arritur të sigurojnë edhe një sasi të konsiderueshme të provave përkatësisht të makinerive të vjedhura në një seperacion në një fshat të komunës së Gjakovës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy personat e dyshuar për kryerje të veprës penale vjedhje e rëndë, mbahen në ndalim për 48 orë, ndërsa personi i tretë i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale lirohet në procedurë të rregullt.
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Vodhën 20 mijë euro, arrestohen tre persona
-
Vodhën mallra në vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy të dyshuar
-
Arrestohen dy punëtorë të postës në Rahovec, mashtruan qytetarët me para të falsifikuara