Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona të cilët në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit kanë tentuar të trafikojnë me para disa njerëz për në shtetet perëndimore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë me veturë ishte ndaluar nga Policia pasi me vete në veturë e kishte pasur pasagjerin, viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilët në mënyrë të kundërligjshme i kishte premtuar se do t’ia siguronte udhëtimin deri në Belgjikë. Sipas viktimës me të dyshuarin për atë udhëtim ishin marrë vesh që kur të arrijë në Belgjikë t’ia japë tremijë e pesëqind (3,500) euro. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Gjithashtu, sipas PK-së, edhe te pikëkalimi kufitar te Hani i Elezit “është arrestuar i dyshuari mashkull K/Turk i cili me veturë ishte ndaluar nga Policia, pasi me vete në veturë i kishte pasur edhe katër pasagjerë meshkuj turq, shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoni e më pas në shtetet perëndimore”.
“Viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5,500-6,000 euro. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
-
Policia kap të dyshuarit që po kontrabandonin njerëz drejt shteteve të BE-së
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë
-
Arrestohen një polic e një doganier, dyshohen se u korruptuan për të lehtësuar hyrjen e kamionëve
-
Dy të arrestuar në Zveçan, tentuan kontrabandë me emigrantë