Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit J. T., i cili dyshohet se më 11 tetor, 2019, rreth orës 20.00 minuta, në fshatin Livoq i Ulët, Komuna e Gjilanit, me dashje ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm përmes armës – revole.
Kjo pasi i pandehur, “pasi që kryen vjedhje në shtëpinë e të dëmtuarit V. Z., më pas hyn në oborrin e të dëmtuarit L. Z., dhe pasi që i njëjti hetohet, gjatë ikjes i pandehuri ballafaqohet me të dëmtuarin L. Z. dhe prindin e tij S. Z., nga rreziku se mos po e kapin të njëjtin, i pandehuri fillimisht shtinë me armë në drejtim të panjohur, ashtu që me t’u afruar afër një distance prej 2 metrash, shtinë në drejtim të të dëmtuarve, ashtu që në pjesën e poshtme të trupit nën gju e godet të dëmtuarin L. Z., ku të dëmtuarin e godet njëherë me qëllim që t’i shmanget kapjes së tij dhe ikë në drejtim të panjohur”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirëpo, pas disa orëve i pandehuri është arritur të arrestohet nga zyrtarët policorë”, ka njoftuar Policia rajonale e Gjilanit.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.
Ndërkaq dje, Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar për këtë rast.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, i cili pasi ka kryer një vjedhje, në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, tha dje Policia.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.