Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit A. S., për dhunë në familje.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 29.09.2021, rreth orës 13:30 minuta, në fshatin Vrapçiq, Komuna e Gjilanit, i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që përmes dhunës fizike dhe psikike, fillimisht e fyen të dëmtuarën me fjalë të rënda ofenduese e më pas godet me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit”, njoftoi Gjykata.
Masa e paraburgimit do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit psikiatrik dhe konstatimin e llojit, shkallës dhe kohëzgjatjes së sëmundjes mendore tek i pandehuri.
-
30 ditë paraburgim të pandehurit që rrahu bashkëshorten në Gjilan
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit që rrahu bashkëshorten e djalit
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunë në familje
-
Një muaj paraburgim ndaj kosovarit që dyshohet se rrahu e dhunoi gruan në Slloveni
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë psikike në Ferizaj