Të premten, më 13 shtator, ka ndodhur një vjedhje në një dyqan syzash në Lipjan.
Dy burra rreth të 50-ve kanë vjedhur dy palë syze në dyqanin “Optika Moda” në Lipjan, e kjo shihet përmes një video që është dërguar në redaksinë e Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy hajdutë incizohen duke vjedhur zinxhir ari në vlerë 750 euro në Prishtinë
Punëtorja e këtij dyqani, Albana Gashi ka thënë për Koha.net se të dyshuarit kanë vjedhur dy palë syze në vlerë 350 euro.
“Të premten janë vjedhë dy palë syze në vlerë prej 350 euro nga dy burra, që kanë bashkëpunuar, siç shihet edhe në video. Rasti gjithashtu është raportuar në Polici, që i ka marrë videot. U bëj ftesë atyre që njohin t’i lajmërojnë në organet kompetente”, ka thënë Gashi.
Për më tepër mund ta shikoni videon më poshtë.