Në Prishtinë është raportuar të shtunën për dy raste të vjedhjeve të arkave në xhami.
Rasti i parë ka ndodhur në një xhami në rrugën “Ilir Konushevci” rreth orës 7 të mëngjesit. Imami i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur janë futur brenda xhamisë dhe kanë vjedhur arkën në të cilën kishte afro 150 euro, raporton Policia e Kosovës.
Policia është duke e hetuar rastin.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar rreth orës 11:00 në një xhami në rrugën “Ibrahim Lutfiu”. Imami i xhamisë ka treguar se është thyer arka dhe janë vjedhur 5 euro.
“Rr. Ibrahim Lutfiu, Prishtinë 07.01.2023 - 11:00. Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur 5€ dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.