Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ( KHAIA ), që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për hapjen e Hetimeve për rastin e datës 07.09.2019 në Prizren ku ka humbur jetën një qytetar dhe një ka qenë i lënduar, aksident ky që ka ndodhur me paragllajd.
LEXO EDHE: Gjatë fluturimit me parashutë në Prizren humb jetën një person
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, hetues përgjegjës është emëruar, Arben Dika.
Në vendimin e marrë nga ky Komision, konstatohet se hetuesi përgjegjës ka për obligim që të përgatis një raport të detajuar, përfshirë rekomandimet lidhur me rastin.
