Një person ka tentuar ta keqpërdorë seksualisht një të mitur në Prizren.
Rastin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në këtë komunë, Shaban Osmanollaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:15 nën “Urën e Gurit” derisa ka njoftuar se i dyshuari, e kishte joshur me një pije të miturën e cila kërkonte lëmoshë.
Sipas tij, rasti ka mbetur në tentativë, ndërkaq bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, i dyshimti nuk është nga rajoni i Prizrenit.
“Rasti ka ndodhur në ora 13:15 nën "Urën e Gurit" në Prizren. Një i rritur e ka joshur me një pije një të mitur që kërkon lëmoshë, por rasti ka mbetur në tentativë, sipas informatave që i posedon policia dhe në bazë të përshkrimit nga dëshmitarët i dyshimti nuk është nga rajoni i Prizrenit. Hetuesit rajonal janë duke punuar në zbardhjen e rastit”, ka thënë Osmanollaj.