I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit N.B. që dyshohet se kishte rrahur për vdekje viktimën G.R., më 20 korrik te nënkalimi në Pejton, në Prishtinë.
Sipas njoftimit, ekziston dyshimi se më 20 korrik, rreth orës 17:50, i dyshuari në shkallët e nënkalimit, pas mosmarrëveshjes verbale me G.R. e kishte goditur me grushte në kokë dhe e kishte shqelmuar me këmbë, ku i ndjeri kishte rënë me shpinë në shkallë, duke pësuar lëndime e më pas për shkak të tyre ka vdekur në emergjencë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që i pandehuri mund të arratiset andaj ka caktuar masën e paraburgimit.