Qeshi në publik pas mesnate, prishtinasja gjobitet me 100 euro nga policia Foto: Ilustrim

Qeshi në publik pas mesnate, prishtinasja gjobitet me 100 euro nga policia

18 July 2019 20:41

Aida Gashi nga Prishtina thotë se është gjobitur me 100 euro nga Policia e Kosovës vetëm se në orët e para të së enjtes, qeshi me zë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar gjobën e shqiptuar nga Policia teksa ka deklaruar se është “dënuar me 100 euro vetëm se ka qeshur me zë”.

Ajo ka thënë se zyrtari i policisë i ishte afruar në momentin që ajo po priste një taksi dhe se i kishte thënë të mos qeshë.

Gashi thotë se kur e ka pyetur policin se me çka po e mat të qeshurën, zyrtari i është përgjigjur “me veshët e mi”.

Ligji për rendin dhe qetësinë publike, neni 8, thotë:

Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën

1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.

2. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.

3. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind (700) Euro.

Koha.net pasditen e së enjtes ka nisur në e-mailin zyrtar të Policisë së Kosovës disa pyetje lidhur me rastin dhe se si bëhet matja e zhurmës që prish rendin dhe qetësinë dhe është në pritje të përgjigjes.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Luli22/07/2019 16:38

Me ja fut borisë së makinës pa lidhje nuk dënohet,e qeshura e një kalimtari dënohet. Ky oficeri e paska pasur një méngjes të keq!

Merita 19/07/2019 16:14

Bravo per policin bravooo

Naim19/07/2019 16:15

Pse me piskat si e çmendur ne mengjes,se njerzt normal ate kohe jane gjume, e kjo ti kishe pi do gota alkohol me pak nuk kishe ba . Mire ja ka ba ai polic se tjter here nuk e ban

Kastravec19/07/2019 10:33

Qashtu nuk te denojn as.ne serbi. Lumt na për shtetin ton.

Q. Q. (Rr. R.Luci, PRN.)19/07/2019 10:33

Fort me vend. Pytni banoret e rruges R.Luci a u ka pengu kjo "e qeshur me ze te larte apo jo"!

Ilir19/07/2019 10:33

Shum mire bravo policia

Shto koment

Të ngjashme