Aida Gashi, prishtinasja që u dënua me 100 euro gjobë për shkak të qeshjes në publik, ka mbledhur sërish shoqërinë e saj në të njëjtin vend, në një protestë që e kanë quajtur qesharake.
KTV-së ajo i ka thënë se dënimi i saj është i padrejtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam mbledhur me shoqërinë time me qesh në të njëjtën mënyrë që kam qenë duke qesh edhe në momentin kur jam gjobitur. Dënimi ka bërë bujë sepse dënimi ka qenë i padrejtë”, ka thënë Gashi.
Gashi ka treguar se ndaj kësaj gjobe tash do të bëjë ankesë në Policinë e Kosovës, e në të kundërtën ajo ka thënë se bashkë me avokatin e saj, Tomë Gashi do të vazhdojnë në gjykatë.
Këtë e ka sqaruar më herët për Koha.net, avokati Gashi. Ai ka thënë se përmes kësaj ankese, ajo ka për qëllim të sensibilizojë Policinë që të merret me raste më urgjente e jo me të qeshurat e qytetarëve.
Gjoba prej 100 eurosh e Gashit ka marrë vëmendjen e publikut vendas për shkak se është e pazakontë dhe e para e këtij lloji në Kosovë.