Kronikë

Vdes një i burgosur në spitalin rajonal të Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më 22 maj 2019, rreth orës 15:40 në spitalin rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet Gj.P, i lindur më 1965, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Gjatë vuajtjes së dënimit, i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhë të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë edhe në QKUK .

“Gj.P akuzohej për Veprën Penale; vrasje e rënd. Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, thuhet në komunikatë.