Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Shkodrës.
Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër,
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme./TCh/