Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve që dyshohet se kishin kryer një vrasje më 26 prill në afërsi të Rekës së Allagës në Rugovë.
Sipas njoftimit ekziston dyshimi i bazuar se A.N. dhe Sh.L. në bashkëkryerje dhe me dashje, me mjet të rrezikshëm i kishin shkaktuar lëndim të rëndë trupor me dëmtim serioz të dëmtuarit M.N. Aty theksohet se të pandehurit dhe një i mitur me mjete të forta e kishin goditur të dëmtuarin në pjesë të ndryshme trupore, duke i shkaktuar lëndime të rënda e duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore e duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata ka thënë se me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
M.N. u gjet pa shenja jete pas dy ditësh kërkimi.
Siç raportoi KTV-ja, 49-vjeçari dyshohet se u vra nga vëllai i tij për shkak të prerjes së malit.