Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.A për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik nga neni 378 par.8 lidhur me par.6 dhe par.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari F.A është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak. Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 2 vitesh.
“I akuzuari F.A është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2016 kishte drejtuar automjetin pa qenë i pajisur me patentë shofer dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës kishte kaluar në trotuar dhe kishte goditur të dëmtuarën D.P duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi pala ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Mori pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, gjobitet me 400 euro dhe i pezullohet patentë shoferi
-
Prizrenasi gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë
-
500 euro gjobë, konfiskim njëvjeçar të patentë shoferit dhe pikë negative për tejkaluesin e shpejtësisë
-
Drejtonte veturën me 142 km/h në zonën 80 km/h, i pezullohet leja për tre muaj