Pasditja e së dielës, sipas dëshmitarëve, ka qenë dita e fundit e jetës për një person rreth 35-vjeçar nga fshati i Mushtishtit.
Vrasja ka ndodhur në rrugën e Reshtanit në një lokal të lojërave të fatit. Dëshmitarët kanë thënë për TherandaPost se një automjet ka ndaluar, është futur brenda ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rrethanat për vrasjen nuk dihen ende. E gjitha çka dihet është se ai është 35-vjeçar dhe është nga Mushtishti.
Koha.net ka tentuar të kontaktojë zëdhënësin e Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashin, por ai e ka pasur telefonin e fikur.

Artikuj të ngjashëm
-
Dy vrasje në Suharekë, polici vret në kazino një 30 vjeçar e vëllai vret vëllanë për pronë
-
Vrasjen në kazino dyshohet se e ka bërë një zyrtar policor, Policia e arreston
-
Edhe një tjetër vrasje në Suharekë
-
Vdiq një punëtor në Mushtisht, dyshohet se mori lëndime në kokë nga vinçi
-
Gjendet i vdekur një person në Suharekë