Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një shtetas i huaj në Kosovë raporton se i thyen xhamin e veturës, i vodhën para, orë, unazë e pasaportë

Një shtetas i huaj, që kishte ardhur për vizitë në Kosovë dje u plaçkit nga disa persona.

Rasti ndodhi në fshatin Vragoli, Fushë Kosovë, derisa ai e kishte parkuar veturën e tij në një parking të një pompe derivatesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ai ka njoftuar se nga të dyshuar të panjohur i është thyer xhami i automjetit të tij në parkingun e pompës së derivateve me ç’rast i është vjedhur çanta me para, një orë dore, një unazë, si dhe pasaporta lëshuar nga shtetit i tij”, njofton Policia në raportin 24 orësh, transmeton Koha.net. 

Tutje, bëhet e ditur sipas PK-së se rasti është duke u hetuar.