Një 15-vjeçar është dorëzuar në Polici të martën për vrasjen e një 14-vjeçari në rrugën “Fahri Fazliu”, sot në mëngjes. Viktima u ther me thikë për vdekje, derisa po shkonte në shkollën “Hilmi Rakovica” ku po vijonte klasën e nëntë.
Plagët që i ishin shkaktuar e kanë lënë të vdekur në vend.
Në mbrëmje, Policia ka dalë me informata për rastin duke thënë se e ka identifikuar të dyshuarin, që është dorëzuar dhe tash është në masën e arrestit policor.
Të dyshuarit i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, thuhet në njoftim të Policisë.
-
14-vjeçari ther me thikë një 15-vjeçar në Prishtinë
-
Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 14-vjeçarit në Prishtinë
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Prishtinë, nxënësi u ther me thikë derisa po shkonte në shkollë
-
Vritet një nxënës 14 vjeç në Prishtinë
-
Sulm me thikë në një shkollë në Zagreb, vritet një nxënës